Austria ka fituar 3:1 ndaj Polonisë për të hyrë fuqishëm në garë për avancim në fazën nokaut nga Grupi D.
Austria në ndeshjen e parë ishte shfaqur pozitivisht, por megjithatë ishte mposhtur 1:0 nga Franca, falë një autogoli.
Të premten mbrëma në “Olympiastadion” në Berlin, austriakët luajtën tjetër ndeshje të madhe. Dhe këtë herë arkëtuan tri pikë shumë të rëndësishme. Ndërkohë Polonia mbetet pa pikë dhe në vendin e fundit në grup.
Në ndeshjen e parë, Polonia kishte humbur 2:1 nga Holanda.
Gernot Trauner shënoi për 1:0 në të mirë të Austrisë në takimin ndaj Polonisë. Mbrojtësi realizoi në minutën e nëntë. Krzysztof Piatek barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 30-të.
Por në pjesën e dytë Austria shënoi edhe dy gola.
Christoph Baumgartner shënoi për 2:1 në minutën e 66-të, ndërsa Marko Arnautoviq realizoi penallti për 3:1 në minutën e 78-të.
Te Polonia u kthye Robert Lewandowski, por që nuk kontribuoi shumë. Lewa, që ishte i lënduar në ndeshjen e parë, u paraqit prej minutës së 60-të.
Austria drejt fitores së madhe ndaj Polonisë
Austria po udhëheq 3:1 ndaj Polonisë. Golin e tretë e shënoi Marko Arnautoviq në minutën e 78-të nga penalltia.
Penalltinë e shkaktoi Szczesny për ndërhyrje në Sabitzerin.
VIDEO:
78’ GOAL MARKO ARNAUTOVIC
— Sideline Recaps (@SidelineRecaps) June 21, 2024
Poland 1-3 Austria#EURO2024 #POLAUT
pic.twitter.com/7E59pooWLR
Austria sërish në epërsi
Austria ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Polonisë.
Christoph Baumgartner shënoi në minutën e 67-të.
VIDEO:
🚨🚨| GOAL: BAUMGARTNER GIVES AUSTRIA THE LEAD!!
— CentreGoals. (@centregoals) June 21, 2024
Poland 1-2 Austria
pic.twitter.com/c5m5yGpWSP
Baras pas pjesës së parë
Polonia dhe Austria e kanë mbyllur baras pjesën e parë 1:1.
Gernot Trauner në minutën e nëntë shënoi për Austrinë, ndërsa Krzysztof Piatek në minutën e 30-të barazoi për Poloninë.
Kthehet Polonia, barazon 1:1
Polonia u kthye në lojë në ndeshjen ndaj Austrisë.
Për 1:1 realizoi Krzysztof Piatek në minutën e 30-të. Ai shënoi nga afërsia.
VIDEO:
1-1 Poland.
— Football Report (@FootballReprt) June 21, 2024
PIATEK HAS EQUALIZED VS AUSTRIA !!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/Unvi6VIssz
Austria në epërsi të hershme
Austria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Polonisë.
Që në minutën e nëntë mbrojtësi Gernot Trauner shënoi me goditje të fortë me kokë.
Nis ndeshja
Ka nisur ndeshja në mes të Polonisë dhe Austrisë në kuadër të Grupit D në “Euro 2024”.
Dy kombëtaret pësuan humbje në xhiron e parë nga Franca dhe Holanda.
Formacionet: Poloni - Austri
Robert Lewandowski nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë sërish në bankën rezervë për Poloninë.
Polonia takohet me Austrinë nga ora 18:00 në kuadër të Grupi D. Ndeshja luhet në “Olympiastadion” të Berlinit.
Polonia u mposht nga Holanda në ndeshjen e parë, ndërsa Austria nga Franca.
