Anglia nuk bind sërish me lojë, luan baras me Danimarkën
Anglia humbi mundësinë për të siguruar kalimin në raundin nokaut të Evropianit “Gjermania 2024”.
Anglezët patën një paraqitje të zbehtë përballë Danimarkës. Ndeshja e zhvilluar në Franfurt, në kuadër të Grupit C përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Dy golat u shënuan në pjesën e parë.
“Tre Luanët” shënuan herët golin e parë. Ishte Harry Kane që shënoi në minutën e 18-të. Ai u bë lojtari i tretë i Anglisë që shënon në katër turne të mëdhenj. Megjithatë, danezët nuk u dorëzuan. Golin e barazimit e shënuan në minutën e 34-t. Morten Hjulmand shënoi supergol. Ai realizoi me gjuajtje nga distanca.
Pas lojës dëshpëruese në pjesën e parë, anglezët në fillim të pjesës së dytë ishin më konkret në fushë.
Phil Foden në minutën e 56-të ishte i pafat me gjuajte nga distanca. Ai qëlloi vetëm shtyllën. Selektori i Anglisë, Gareth Southgate bëri disa ndryshime në fushë. Por as lojtarët që u inkuadruan në fushë, nuk ishin të rrezikshëm për danezët dhe në fund të kënaqej edhe me një pikë. Edhe Danimarka pati momentet e saj. Lojtari i ndeshjes u shpall, Morten Hjulmand i Danimarkës.
Në ndeshjen e parë, Anglia fitoi ndaj Serbisë 1:0 e Danimarka u ndal baras me Slloveninë, 1:1.
Anglia është në vendin e parë me katër pikë, kurse Danimarka dhe Sllovenia kanë nga dy pikë. Serbia është e fundit me një pikë.
Ndeshjen e fundit, Anglia e ka ndaj Sllovenisë, kurse danezët luajnë përballë serbëve.
Anglia e pafat
Phil Foden ka qëlluar shtyllën në minutën e 56-të.
Ai gjuajti nga diatanca por topi përfundoi në shtullë. Rezultati aktual është 1:1.
Danimarka e Anglia barazojnë pas pjesës së parë
Me rezultatin 1:1 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Danimarkës dhe Anglisë, e vlefshme prë xhiron e dytë të Grupit C në “Euro 2024”.
Harry Kane kaloi anglezët në epërsi në minutën e 18-të.
Rezultati u barazua në minutën e 34-t nga Morten Hjulmand që realizoi supergol nga distanca.
Një tjetër supergol në Evropian
Morten Hjulmand ka shënuar supergol në ndeshjen ndaj Anglisë.
Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 34-t.
Ishte supergol në fakt me gjuajtje nga distanca.
Rezultati aktualisht është baras, 1:1.
Kapiteni Kane kalon Anglinë në epërsi
Harry Kane ka kaluar në epërsi Anglinë. Ai shënoi golin e epërsisë ndaj Danimarkës në minutën e 18-të.
Ishte një gabim i danezëve para se Kane të gjuante saktë nga afërsia.
Ndeshja po luhet në Frankfurt dhe i takon Grupit C.
Formacionet startuese të ndeshjes Danimarkë - Angli
Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes mes Danimarkës dhe Anglisë që do të nisë nga ora 18:00.
Ndeshja do të luhet në Frankfurt dhe i takon Grupit C.
Danimarka do të startojë me formacion 3-4-1-2. Në portë do të jetë Kasper Schmeichel, pasuar nga treshja defensive Joachim Andersen, Andreas Christensen dhe Jannik Vestergaard.
Në mesfushë do të jetë katërshja: Joakim Maehle, Morten Hjulmand, Pierre-Emile Hojbjerg dhe Victor Kristiansen. Më i avancuar do të jetë Christian Eriksen, ndërsa në sulm do të jenë Jonas Wind e Rasmus Hojlund.
Anglia do të luajë me formacion 4-2-3-1.
Jordan Pickford do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje do të jenë Kyle Walker, John Stones, Marc Guehi dhe Kieran Trippier. Mesfushë defensiv do të jenë Declan Rice e Trent Alexander-Arnold, ndërsa më të avancuar do të jenë Bukayo Saka, Jude Bellingham dhe Phil Foden. Në sulm do të jetë Harry Kane.
Anglia me këtë formacion luajti ndaj Serbisë.
Anglia fitoi ndeshjen e parë ndaj Serbisë me rezultatin 1:0, ndërsa Danimarka barazoi me Slloveninë 1:1.
