Euro 2024

Si ndodhi që "Euro 2024" të ketë “gjashtë golashënuesit më të mirë”?

Golashënuesit më të mirë Gakpo

Cody Gakpo

Foto: Associated Press

Kampionati Evropian “Gjermania 2024” nuk e ka golashënuesin më të mirë. Janë gjashtë lojtarë që e ndajnë çmimin e golashënuesit më të mirë. 

Cody Gakpo, Harry Kane, Jamal Musiala, Georges Mikautadze, Dani Olmo dhe Ivan Schranz i kanë shënuar nga tri gola në Evropian. Dhe të gjithë këta ndajnë pozitën e parë të golashënuesit më të mirë. 

Është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë. 

Sipas gazetës spanjolle “AS”, UEFA ka ndryshuar parametrat e shpalljes së fituesit të Këpucës së Artë. Në edicionet e kaluara kur dy lojtarë kishin numër të njëjtë golash, për bazë merreshin asistimet. Nëse sërish kishte barazim, merrej për bazë periudha e kaluar në fushë. Kush luante më pak shpallej fitues. 
Por për herë të parë në histori të Evropianit, vetëm golat llogariten. Dhe kjo do të thotë se janë gjashtë fitues.