Skuadra e madhe angleze, Liverpool, i ka dhënë përkrahje futbollistit shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri.
Zvicra dhe Italia nga ora 18:00, do të përballen në stadiumin “Olympiastadion”, në Berlin në ndeshjen e pare të fazës nokaut të “Euro 2024”.
Xherdan Shaqiri për tri sezone ishte futbollist i Liverpoolit dhe ka arritur të fitojë katër trofe.
Të shtunën pasdite Liverpooli në rrjetet sociale ka publikuar fotografitë e disa futbollistëve të përfaqësueses së Zvicrës dhe Italisë, që në të kaluarën kanë bërë karrierë te skuadra e madhe angleze.