Ndeshja ndaj Austrisë ishte për t’u harruar nga Holanda. Holanda humbi 3:2 të martën. Por ndeshja ishte e rëndë sidomos për lojtarin holandez, Joey Veerman. 25-vjeçari u zëvendësua që në pjesën e parë. Nuk kishte ndonjë lëndim, por u zëvendësua në minutën e 35-të për shkak të paraqitjes së zbehtë. Mesfushori u zëvendësua nga Xavi Simons.
Ky është “dënimi” më i rëndë që mund të marr një futbollist – të zëvendësohet pa përfunduar pjesa e parë. Nuk kishte arsye taktike për zëvendësimin. Thjeshtë Veereman nuk ia doli të përballojë presingun e austriakëve të pandalshëm.
Veerman e fitoi vetëm një duel, humbi 16 herë topin nga 29 kontakte me topin sa i kishte. Po ashtu i kishte vetëm nëntë pasime të sakta, ndërsa i provoi 19. Selektori Ronald Koeman nuk kishte zgjedhje tjetër pos ta largonte futbollistin e PSV-së nga fusha. Veerman u largua me kokën ulur, mbuloi fytyrën me duar pasi u ul në stol dhe fillojë të qajë. Bashkëlojtarët u munduan t’i ofrojnë përkrahje, por ai e dinte se kishte paraqitje dëshpëruese.
“Më erdhi keq për Joey Veerman. Në anën tjetër më erdhi mirë që u zëvendësuar pasi ishte dëshpëruese të shikosh atë duke luajtur”, ka thënë legjenda holandeze Rafael van der Vaart.
Selektori Koeman po ashtu ishte kritik.
“Nuk e di pse ajo paraqitje. Kam ndier se duhet të bëhet diçka. Për këtë jam aty. Unë e kuptoj sa moment i vështirë është për të”, ka thënë Koeman.
Gjasat janë të vogla që Veerman të paraqitet në një të tetën e finales për Holandën.
VIDEO:
Goed van die jongens die hier Veerman steunen. Ik gun hem dit niet, hij moet beter kunnen dan dit en t is een goeie jongen. Maar het lijkt geen ideaal elftal om het beste van jezelf in te laten zien dit #nedoos pic.twitter.com/YnBLDpLfOR
— Diederik de Groot (@diederikdegroot) June 25, 2024
LEXO EDHE: