(19:34) - Tifozët serbë kanë vazhduar me thirrje skandaloze nëpër rrugët e Gjermanisë. Sot para ndeshjes me Danimarkën, ata nëpër rrugët e qytetit gjerman kanë valëvitur flamuj të Rusisë dhe kanë thirrur emrin e presidentit të saj, Vladimir Putin.
UEFA zyrtarisht ka ndaluar flamujt rusë që të shfaqen në ndeshjet e Evropianit, ndërsa Putini është i kërkuar nga Gjykata e Hagës.
Serbët më herët u përleshen me policinë gjermane. Pati arrestime.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, huliganët serbë kanë kënduar “mbytni shqiptarët”.
Tifozët serbë edhe në dy ndeshjet e para patën thirrje skandaloze për Kosovën, për çka ishte ankuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
VIDEO:
Serbian and russian football fans supporting Mass murderer Putin at Marienplatz ahead of their game against Denmark #muc2506 #EURO2024 pic.twitter.com/2cGoJLN4oe
— Daniel und die Löwen (@djk1993) June 25, 2024
Sukob srpskih navijača sa policijom u Minhenu. 😳 #EURO2024 pic.twitter.com/OaV5v8QlUH
— B92 Sport (@b92sport) June 25, 2024
Huliganët serbë sulmojnë policinë gjermane, por e pësojnë keq
(17:51) - Kanë nisur edhe incidentet e huliganëve serbë në Munih, para ndeshjes me Danimarkën.
Tashmë ka ndodhur përleshja e parë në mes të huliganëve serbë dhe policisë gjermane.
Huliganët serbë kanë thënë se një shqiptar i ka provokuar. Disa huliganë serbë kanë përfunduar në asfalt, ndërsa ka edhe të arrrestuar.
Në drejtim të policisë gjermane janë hedhur edhe shishe.
Sukob srpskih navijača sa policijom u Minhenu. 😳 #EURO2024 pic.twitter.com/OaV5v8QlUH
— B92 Sport (@b92sport) June 25, 2024
Mblidhen huliganët serbë, nisin fyerjet ndaj shqiptarëve
(17:38) - Huliganët serbë janë mbledhur në Munih ku prej orës 21:00 zhvillohet ndeshja Danimarkë – Serbi. Njëjtë si para dy ndeshjeve të para në grup, huliganët serbë kanë nisur fyerjet ndaj shqiptarëve.
“Ai që nuk kërcen është shqiptar”, është njëra prej këngëve që po e këndojnë ata, raporton "Kurir".
Shpresat janë të mëdha që Danimarka do të shënojë fitore dhe do të dërgojë në shtëpi Serbinë dhe huliganët serbë.
Ka pasur edhe thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.
Janë shfaqur sërish flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Sukob srpskih navijača sa policijom u Minhenu. 😳 #EURO2024 pic.twitter.com/OaV5v8QlUH
— B92 Sport (@b92sport) June 25, 2024