Euro 2024

UEFA dënon sërish Shqipërinë

FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar sërish nga UEFA. Vendimin e publikoi të dielën FSHF-ja. Federata Shqiptare u dënua me 47 mijë e 500 euro. 

Dënimi është marrë për ndezjen e fishekzjarrëve, për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, si dhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës. 

Me 2500 euro është dënuar për ndezjen e fishekzjarrëve, me 20000 mijë euro për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz si dhe me 25000 mijë euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. 

Shqipëria në këtë Evropian është dënuar edhe me 37 mijë e 375 euro në ndeshjen ndaj Italisë. Dënimi i përgjithshëm nga të dyja rastet ka mbërritur shifrën e 84 mijë e 875 euro.