Shqipëria dhe Kroacia luajnë sot nga ora 15:00 ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të “Euro 2024”.
Atmosfera para ndeshjes është për t’u vlerësuar. Në Hamburg, aty ku do të luhet ndeshja, shqiptarët dhe kroatët po festojnë bashkë.
Videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë marrëdhëniet e mira që kanë këta dy popuj.
Rrugëve të Hamburgut, shqiptarët dhe kroatët po këndojnë së bashku.
VIDEO:
Albanian 🇦🇱 and Croatian 🇭🇷 fans drinking 🍺 together all day long. Each supports their own team nonetheless, their respect and friendship is stronger than ever. #Albania #Croatia #EURo2024 #Croatian #Kosovo #Hrvatska pic.twitter.com/KZITOkAtI7
— Royal Castriotta (@RoyalCastriotta) June 18, 2024
Shqipëria humbi 2:1 nga Italia në ndeshjen e parë, ndërsa Kroacia u mposht 3:0 nga Spanja.