Euro 2024

Turqia fiton njërën prej ndeshjeve më të mira të Evropianit

turqia

Turqia e Gjeorgjia kanë luajtur ndeshje të fortë dhe shumë interesante. Në fund në stadiumin në Dortmund kanë festuar turqit, që në tribuna ishin dominantë.

Turqia fitoi 3:1 ndaj debutueses në Evropian, Gjeorgjisë, të martën pasdite.

Ylli i ri i Real Madridit, Arda Guler shënoi supergol në minutën e 65-të për fitoren e madhe të Turqisë. Ndeshja i ka takuar Grupit F të Euro 2024.

Guler gjuajti mjeshtërisht nga distanca për ta vendosur sfidën që e dominoi Turqia.

Mert Muldur po ashtu shënoi gol të bukur në minutën e 25-të për 1:0. Dy minuta më pas Turqisë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Ndërkohë Gjeorgjia barazoi në 1:1 në minutën e 32-të. Georges Mikautadze shënoi nga afërsia, duke shfrytëzuar reagimin e zbehtë të mbrojtjes dhe portierit turk.

Ritmi ishte shumë i lartë edhe në pjesën e dytë. Turqit kanë rreshtuar rastet, por edhe Gjeorgjia kishte momentet e saj. Ndër të tjera e goditi traversën. Në minutat shtesë Gjeorgjia iu afrua shumë golit të barazimit. Madje e goditi shtyllën, ndërsa disa goditje të gjeorgjianëve u bllokuan dhe të tjera përfunduan jashtë.

Kerem Akturkoglu shënoi për 3:1 në minutën e 97-të, duke shfrytëzuar daljen në sulm të portierit gjeorgjian.

Më 22 qershor, Gjeorgjia luan ndaj Çekisë, ndërsa Turqia takohet me Portugalinë.

Ndeshje interesante, Gjeorgjia godet traversën

10 muaj më parë / 18 qer 2024 19:31
gjeorgjia - turqia

Photo: Associated Press

Turqia e Gjeorgjia po e luajnë njërën prej ndeshjeve më të mira në pjesën e deritashme të Euro 2024.

Kochorashvili i i Gjeorgjisë qëlloi traversën në minutën e 70-të.

Supergol nga Arda Guler

10 muaj më parë / 18 qer 2024 19:25
GULER

Turqia ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Gjeorgjisë.

Ylli i Real Madridit, Arda Guler shënoi supergol në minutën e 66-të.

VIDEO:

Turqi – Gjeorgji, 1:1 pas pjesës së parë

10 muaj më parë / 18 qer 2024 18:47
gjeorgjia - turqia

Photo: Associated Press

Turqia e Gjeorgjia po luajnë ndeshje shumë të fortë në Dortmund.

Pas pjesës së parë rezultati është 1:1.

Befasi, barazon Gjeorgjia

10 muaj më parë / 18 qer 2024 18:34
g

Gjeorgjia ka barazuar shpejt rezultatin në ndeshjen ndaj Turqisë.

Për 1:1 shënoi Mikautadze në minutën e 32-të. Portieri turk intervenoi shumë zbehtë.

Për Gjeorgjia është gol historik, i pari në kompeticionet madhore.

VIDEO:

Turqia shënon sërish, por VAR-i intervenon

10 muaj më parë / 18 qer 2024 18:31
t

Turqia ka shënuar për 2:0 në minutën e 27-të. Por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Rezultati në ndeshjen e Turqisë me Gjeorgjinë mbetet 1:0.

Turqia në epërsi, supergol i Mert Muldur

10 muaj më parë / 18 qer 2024 18:27
muldur

Turqia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Gjeorgjisë.

Mert Muldur shënoi supergol me goditje volej në minutën e 25-të.

VIDEO:

Fillim i furishëm i Turqisë

10 muaj më parë / 18 qer 2024 18:13
turqia

Turqia e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Ka rreshtuar sulmuet dhe në minutën e dhjetë e qëlloi shtyllën.

Kaan Ayhan gjuajti fuqishëm nga distanca.

Formacionet: Turqia - Gjeorgjia

10 muaj më parë / 18 qer 2024 17:57