Mediumi serb “b92.net” ka publikuar të martën një tekst lidhur me lëshimet e pretenduara në organizim të Euro 2024 nga UEFA. Ndër të tjera gazetari ka përmendur edhe vendimin e UEFA-s për të hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.
Në fakt të dielën huliganët serbë kanë bërë thirrje të vazhdueshme anti-shqiptare e anti-Kosovë. Kanë djegur një flamur shqiptar, kanë hequr një tjetër dhe kanë shfaqur flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
“Nëse UEFA shqiptarët i lejon të hyjnë në stadium me uniforma dhe flamuj ‘UÇK’, e i pengojnë flamujt ‘Kosova është Serbi’, atëherë nuk duhet të çuditemi për asgjë. Qëndrimi i UEFA-s ndaj serbëve është i qartë shumë shumë kohë. Kush dëshiron ta kuptojë e kupton. Slogani i këtij kampionati është ‘Të bashkuar për futbollin’. Duket që disa megjithatë janë më të bashkuar se të tjerët”, ka shkruar b92.net.
Huliganët serbë djegin flamurin shqiptar: