Të paktën gjashtë huliganë serbë janë arrestuar në Gelsenkirchen të Gjermanisë, pas përleshjeve që patën me anglezët.
Ka raportime që të përfshirë ishin edhe tifozë shqiptarë.
16.06.2024 EURO 2024
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) June 16, 2024
~200 Serbians🇷🇸 in Gelsenkirchen🇩🇪https://t.co/fArHXsZSnE pic.twitter.com/ADqEOVIcXQ
Përleshja ishte e ashpër, ndërsa janë hedhur edhe tavolina në drejtim të grupeve rivale.
MozzartSport shkruan se tifozët serbë janë sulmuar dhe në fund disa prej tyre edhe u arrestuan.
Nga huliganët serbë gjatë tërë ditës ka pasur thirrje anti-shqiptare, ndërsa është djegur edhe një flamur shqiptar.
Huliganët serbë djegin flamurin shqiptar
Huliganët serbë e kanë djegur flamurin shqiptar në njërën prej zonave të tifozëve ku po qëndrojnë para ndeshjes me Anglinë.
Anglia e Serbia takohen prej orës 21:00 në Gelsenkirchen.
Mediat serbe kanë raportuar se pos flamurit shqiptar është djegur edhe një flamur i Anglisë.