Euro 2024

Italia vendos për ekipin final, Orsolini, Ricci e Provedel jashtë

Italia Euro 2024

Selektori i Italisë, Luciano Spalleti ka vendosur për ekipin final prej 26 lojtarëve për Euro 2024. Lista finale e Italisë u publikua të enjten, ndërsa Riccardo Orsolini, Samuele Ricc dhe Ivan Provedel kanë mbetur jashtë Evropianit.

Portieri i Lazios, Provedel, do të vazhdojë stërvitjet në Romë, në rast se do të jetë i nevojshëm.  Rregullat e UEFA-s thonë se nëse një portier lëndohet apo sëmuret, edhe pas ndeshjes së parë, mund të zëvendësohet.

Më herët Italisë i janë lënduar Francesco Acerbi e Giorgio Scalvini. Mbrojtësi Federico Gatti u ftua në vend të tyre dhe ka bërë vend në ekipin final.

Në skuadër kanë mbetur nëntë lojtarë që ishin në Euro 2020, të mbajtur në vitin 2021, e ku Italia triumfoi.

Italia ndeshjen e parë në Evropian e ka ndaj Shqipërisë.