Po kalojnë 20 vjet prejse Wayne Rooney u konfirmua si talent i madh i futbollit në “Euro 2004”. Por, cilët do të jenë yjet e rinj të Kampionatit Evropian që fillon të premten në Gjermani?
Pak prej 622 lojtarëve që mund të paraqiten në Gjermani mund të klasifikohen si plotësisht të panjohur. Por, sigurisht që në mesin e futbollistëve të rinj ka të tillë që do të shndërrohen në yje të futbollit botëror.
BBC ka përzgjedhur 24 prej lojtarëve të rinj, që nuk janë pjesë e Premier Leagues dhe kampionatit skocez e që ia vlen të shikohen gjatë Evropianit.
Më poshtë e paraqesim listën e plotë.
Martin Baturina (Kroaci) – mesfushor i Dinamo Zagrebit, 21-vjeçar
Warren Zaire-Emery (Francë) – mesfushor i PSG-së, 18-vjeçar
Benjamin Sheshko (Slloveni) – sulmues i RB Leipzigut, 21 vjeçar
Brian Brobbey (Holandë) – sulmues i Ajaxit, 22-vjeçar
Florian Wirtz (Gjermani) – mesfushor i Bayer Leverkusenit, 21-vjeçar
Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji) – portier i Valencias, 23-vjeçar
Johan Bakayoko (Belgjikë) – lojtar i krahut të djathtë i PSV-së, 21 vjeçar
Georgi Sudakov (Ukrainë), mesfushor i Shakhtar Donetsk, 21-vjeçar
Jamal Musiala (Gjermani) – mesfushor i Bayernit, 21-vjeçar
Joao Neves (Portugali) – mesfushor i Benficas, 19-vjeçar
Strahinja Pavloviq (Serbi) – mesfushor i RB Salzburgut, 23-vjeçar
Leopold Querfeld (Austri) – mbrojtës i Rapid Vjenës, 20-vjeçar
Arda Guler (Turqi) – mesfushor i Real Madridit, 19-vjeçar
Xavi Simons (Holandë) – sulmues i PSG-së, 21-vjeçar
Zeno Debast (Belgjikë) – mbrojtës i Anderlechtit, 20-vjeçar
Mario Mitaj (Shqipëri) – mbrojtës i majtë i Lokomotiv Moskës, 20-vjeçar
(Pas shpërthimit tek AEK Athina, dy edicione premtuese pasuan te Lokomotiv Moska. Ka raportime që Juventusi është shumë i interesuar. Mitaj pritet të startojë në ndeshjen hapëse ndaj Italisë në Dortmund. Do të jetë një mundësi e përkryer).
Vladyslav Vanat (Ukrainë) – sulmues i Dinamo Kiev, 22-vjeçar
Jeremie Frimpong (Holandë) – mbrojtës i djathtë i Bayer Leverkusenit, 23-vjeçar
Matej Jurasek (Çeki) – lojtar i krahut i Slavia Pragës, 20-vjeçar
Morten Hjulmand (Danimarkë) – mesfushor i Sportingut, 24-vjeçar
Kenan Yildiz (Turqi) – sulmues i Juventusit, 19-vjeçar
Lazar Samargjiq (Serbi) – mesfushor i Udineses, 22-vjeçar
Adam Obert (Sllovaki) – mbrojtës i qendrës i Cagliarit, 21-vjeçar
Zan Vipotnik (Slloveni) – sulmuesi i Bordeaux, 22-vjeçar