Euro 2020

Shaqiri barazon rekordin e veçantë

Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e dytë për Zvicrën në ndeshjen kundër Turqisë, në kuadër të Grupit A të “Euro 2020”.

Për Shaqirin, ishte goli i parë në këtë kampionat. Me golin e bukur që e realizoi sot, 29-vjeçari ka hyrë në histori të përfaqësuese së Zvicrës

Ai e ka barazuar rekordin e Josef Hugit. Shaqiri ka shënuar gjashtë gola në dy turnet më të mëdhenj të futbollit, Kampionate Evropiane dhe Botërore.

Dy gola i ka në Evropian kurse katër herë ka realizuar në Botëror. Gashtë gola i ka vetëm Hugi.

Por, Shaqiri ka mundësi që të vendos rekord të tij, pasi do të luajë edhe në pjesën e dytë ndaj Turqisë. Po ashtu, Zvicra ka gjasa reale që ta kalojë grupin.