Euro 2020

Mancini: Wembley? Është rrugë e gjatë dhe e largët

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë pas fitores kundër Turqisë se arritja në finalen e Kampionatit Evropian, që do të mbahet në stadiumin Wembley, është një rrugë e gjatë dhe e largët për momentin.

Mancini u shpreh mjaft i lumtur me fitoren dhe lojën e skuadrës së tij.

“Ne kemi bërë një përformancë të mirë. Ne nuk ishim në gjendje shënonim një gol në pjesën e parë, nuk ishte e lehtë, pasi ishte ndeshja e parë dhe Turqia është një ekip shumë i mirë’’.

“Në këto ndeshje, ju keni nevojë për gjithçka. Ne patëm ndihmë nga tifozë, ne jemi të lumtur dhe mendoj se ekipi luajti shumë mirë’’.

“Ishte vendimtare kur lëviznim shpejt topin, duke arritur që gjithmonë të lirojmë dikë për pasim. Ishte e rëndësishme të fillonim mirë dhe është e kënaqshme për ne, për tifozët dhe për të gjithë italianët’’.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme dhe shpresoj të ketë edhe shumë të tjera. Wembley? Kjo është një rrugë e gjatë dhe largët. Janë edhe gjashtë ndeshje”, deklaroi Mancini.