Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin shkurt
2024.Sipas këtyre statistikave në shkurtin e këtij viti numri i vizitorëve në hotele është rritur për 20 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar
“Në shkurt 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 48 038, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2023 (sa ishin 39 975 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 20,2%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Numri i netqëndrimeve ishte 105 mijë 267, prej tyre 50,7% nga vendorët dhe 49,2% nga të huajt.
Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e kishte rajoni i Prishtinës me 11 mijë e 233 vizitorë dhe me 18 mijë e 326 netqëndrime.
“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (shkurt 2023) ka rritje te vizitoreve për 35,6%. Në total 48 038 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj.”, thuhet në njoftimin e ASK-së.