Ekonomi

Dogana e Kosovës: 2024-ta përmbyllet me mbi 1 miliardë e 823 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës do të përmbyllë vitin 2024 me të hyra prej mbi 1 miliard e 823 milionë euro për buxhetin e Republikës së Kosovës, duke tejkaluar vitin paraprak me mbi 150 milionë euro apo 9% si dhe projeksionin vjetor me 50 milionë euro ose 3% më shumë.

Dogana ka njoftuar se rritja e të hyrave është arritur pavarësisht zgjerimit të gamës së produkteve të liruara nga taksat doganore, si makineritë, lëndët e para dhe burimet e energjisë, në kuadër të skemave mbështetëse për prodhuesit vendorë, si dhe pjesë së thelluar produkteve për te cilat zbatohet marrëveshjet e tregtisë së lirë. Efekti në këto kategori sivjet ka arritur në 367 milionë euro, një rritje prej 10% apo 34 milionë euro me shumë krahasuar me vitin e kaluar.

“Përkundër këtyre lirimeve, Dogana vazhdoi të tejkalojë mbi dyfish trendin e rritjes ekonomike të vendit, duke shfaqur një efikasitet të qëndrueshëm në luftimin e ekonomisë joformale dhe zbatimin e reformave strategjike. Përmirësime operacionale dhe shërbime të avancuara... Dogana e Kosovës ka proceduar gjithsej 536,212 deklarata doganore, një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin 2023. Porti i Durrësit shënoi një rritje të konsiderueshme, duke arritur 72,956 deklarata ose 17% më shumë. 70% e dërgesave u proceduan në terminalet shtetërore, ku këto dy masa së bashku kanë kontribuar në kursimin operativ të mbi 20 milionë eurove për ekonominë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Për planin e së ardhmes për Doganën e Kosovës mbetet ngritja e kapaciteteve përmes programit për lehtësim të transportit dhe Tregtisë (TTFP) ku me inicimin e Zyrës së Kryeministrit, institucionet relevante me tregtinë dhe transportin janë angazhuar me Bankën Botërore për të avancuar kapacitetet.

Dogana njoftoi se me sukses ka negociuar 5 projekte që kapin koston prej 17.25 milionë euro, e te cilat përshijnë: Furnizimin me skanerë, Automatizimin e plote te proceseve kufitare, Ndërtimin e ndërtesës së Terminalit në Vermicë, me qëllim të vendosjes në terminal të përbashkët me autoritetet e Shqipërisë, Dritaren e Vetme Kombëtare (platformë për përfshirjen e të gjitha institucioneve në një dritare të vetme).

Dogana ka shtuar se mbetet e përkushtuar për të kontribuuar në rritjen ekonomike dhe në integrimin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.