Dokumente

Pajisja me pasaportë

Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ MPB Nr. 06 / 2018

Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat nën moshën 18-vjeçare:

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor (dy prindërit/kujdestari) dhe duhet të paraqesë dokumentet si në vijim:

  • Ekstraktin origjinal apo kopje të tij për shikim për aplikuesin nën moshën 16-vjeçare;
  • Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës për aplikuesit nga mosha 16-vjeçare;
  • Pasaportën origjinale për shikim, në rast të ripërtëritjes. Në rast të ndërrimit të të dhënave në pasaportë, kërkohet edhe ekstrakti;
  • Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e noterizuar nga origjinali, në rast të humbjes/vjedhjes. Nëse raporti është ne gjuhë te huaj, duhet te jetë i përkthyer në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare;
  • Raportin mbi konfiskimin nëse pasaporta është e konfiskuar jashtë vendit. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare. Nëse nuk e posedon raportin, aplikuesit/prindërit/kujdestarit i merret deklarata plotësuese/sqaruese;
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim ose pasaportë) së paku njëri prind duhet të posedojë letërnjoftimin/pasaportën te vlefshme të Republikës së Kosovës;
  • Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga gjykata, ose kopja e noterizuar nga origjinali. Nëse autorizimi është në gjuhe të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare.
  • Përjashtimisht nga nën-nen paragrafi 1.1.7 i këtij neni, në rast kur njëri prind nuk ka mundësi të autorizojë prindin tjetër për arsye shëndetësore e që dëshmohet me dokumentacion nga institucioni përkatës, aplikuesin mund ta shoqërojë vetëm njëri prind;
  • Nëse njëri prind ka vdekur, aplikuesi shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
  • Nëse prindërit nuk jetojnë bashkë, kërkohet vendimi për kujdestarinë nga gjykata ose pëlqimi nga Qendra për Punë Sociale;
  • Nëse prindërit e aplikuesit janë liruar nga shtetësia e Kosovës duhet të ofrojnë dokumente për identitetin e tyre;
  • Nëse aplikuesi është i lindur në Republikën e Kosovës nga prindërit me shtetësi të huaj, ndërsa aplikuesi ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të tyre si dhe vendimin e shtetësisë për aplikuesin
  • Dëshminë për pagesë 20 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel)

Përjashtim nga kjo procedurë bëjnë personat nën moshën 18 të cilët kanë fituar zotësi të veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi kompetent.

Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18-vjeçare mund të bëhet nga njëri prind / kujdestar pa prezencën e fëmijës duke dëshmuar dokumentet si në vijim:

  • Dokument identifikimi i prindit/ kujdestarit
  • Ekstraktin nga RQGJC i aplikuesit;
  • Pasaportën paraprake te aplikuesit;

Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 16-vjeçare mund të bëhet personalisht nga aplikuesi duke prezantuar letërnjoftimin e vlefshëm.

Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat nga mosha 18 vjeçare:

Aplikuesi duhet te jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe duhet të paraqesë dokumentet si në vijim:

  • Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës në shikim;
  • Pasaportën origjinale për shikim për aplikim, në rast të ripërtëritjes apo ndërrimit të të dhënave në pasaportë;
  • Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e noterizuar nga origjinali, në rast të humbjes/vjedhjes të pasaportës. Nëse raporti/vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Raportin mbi konfiskimin nëse pasaporta është e konfiskuar jashtë vendit. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare. Nëse nuk e posedon raportin, aplikusit i merret deklarata plotësuese / sqaruese.
  • Dëshminë për pagesë 30 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel).
  • Për pensionistë është 15 Euro

Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 18 vjeçare bëhet personalisht nga aplikuesi ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo gjykata.

Me rastin e tërheqjes së pasaportës aplikuesi / i autorizuari duhet të paraqesë:

  • Letërnjoftimin e vlefshëm të aplikuesit
  • Pasaportën paraprake të aplikuesit
  • Dokument identiteti të të autorizuarit (letërnjoftim, pasaportë apo dokument tjetër me fotografi, i vlefshëm i lëshuar nga Republika e Kosovës);

Shënim: Aplikimi mund të bëhet në të njëjtën kohë për letërnjoftim dhe pasaportë në çdo Qendër për Pajisje me Dokumente.

Shënim: Sipas UA MPB Nr. 07/2017, pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afati kohor brenda 72 orë (llogariten vetëm ditët e punës), tarifa shtesë është 50 Euro.

Procedurat e aplikimit për pasaportë biometrike

Procedura e aplikimit për pasaportë biometrike për personat nën moshën 18-vjeçare (Përjashtimisht personat të cilët kanë fituar zotësi të veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi kompetent).

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor (dy prindërit, kujdestari, adoptuesi) dhe duhet të paraqes dokumentet si në vijim:

  • Ekstraktin e lindjes (në rast se nuk ka letërnjoftim ose pasaportë);
  • Pasaportën paraprake në rast:
  • Ndërrimit të të dhënave në pasaportë:
  • Dëmtimit të pasaportës;
  • Fletët e pasaportës për shënim zyrtar janë të mbushura me vula apo viza;
  • Skadimit të afatit, në raste të veçanta jo më gjatë se 18 muaj para skadimit të afatit.
  • Raportin policor / fletudhëtimin (në rast të humbjes/vjedhjes së pasaportës);
  • Letërnjoftimin valid për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare;
  • Dëshminë për identitetin e prindërve, (letërnjoftim ose pasaportë) së paku njëri prind duhet të posedoj letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës;
  • Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga organi kompetent;
  • Në rast kur njëri prind nuk ka mundësi të autorizoj prindin tjetër për arsye shëndetësore e që dëshmohet me dokumentacion nga institucioni përkatës, mund të aplikoj vetëm njëri prind;
  • Nëse njëri prind ka vdekur, fëmija shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
  • Nëse prindërit nuk jetojnë bashkë, kërkohet vendimi nga organi kompetent për kujdestarinë e fëmijës;
  • Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari që dëshmon kujdestarinë;
  • Nëse aplikuesi është shtetas i Kosovës ndërsa prindërit janë liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre;
  • Nëse aplikuesi është i lindur në Republikën e Kosovës nga prindërit me shtetësi të huaj ndërsa aplikuesi ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre, si dhe vendimin e fitimit të shtetësisë për fëmijën;
  • Nëse aplikuesi është shtetas i Republikës së Kosovës, por adaptohet nga prindër me shtetësi të huaj, adoptuesit duhet të paraqesin vendimin e adoptimit origjinal të lëshuar nga organi kompetent, si dhe dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre;
  • Nëse aplikuesi është lindur jashtë Republikës së Kosovës dhe ka fituar shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të paraqes edhe vendimin mbi fitimin e shtetësisë.

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nga mosha 18 vjeçare

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe duhet të paraqes dokumentet si në vijim:

  • Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës ( kopje);
  • Pasaportën paraprake në rast të:
  • Ndërrimit të të dhënave në pasaportë:
  • Dëmtimit të pasaportës;
  • Fletët e pasaportës për shënim zyrtar janë të mbushura me vula apo viza:
  • Skadimit të afatit, në raste të veçanta jo më gjatë se 18 muaj para skadimit të afatit.
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen e pasaportës;
  • Nëse pasaporta është e konfiskuar kërkohet vendimi nga gjykata mbi lejimin për pajisje me pasaporte të re.