Me një histori shumë problematike mes tyre, ajo e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, që nga mesjeta e deri në luftën e Kosovës, është përmbledhur në tri vëllime nga Petrit Imami.
Recensenti i këtij botimi, publicisti Shkelzen Maliqi, ka folur për vlerat dhe problematikat e kësaj vepre, si i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së.
Ai ka thënë se teza kryesore e librit është të tregojë që përtej luftërave dhe konflikteve, historia e shqiptarëve dhe serbëve, ka edhe episode të bashkëjetesës e bashkëpunimit, si dhe të këmbimeve ndërkulturore.
{gallery}