I lindur në Lubeniq të Pejës më 1945, Gani Bobi ishte për shumë vite gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja”, para se t’i përkushtohej studimeve në filozofi dhe sociologji, derisa vdiç më 1995. Mik dhe botues i veprës së tij, publicisti Shkelzen Maliqi, ka rrëfyer profilin e intelektualit Gani Bobi, duke treguar edhe se si nga një gazetar kulture ishte bërë studiues i filozofisë, falë një festivali të filozofisë në Kroaci, ku kishte ndjekur ligjëratat e filozofëve të mëdhenj si Herbert Marcuse, Ernst Blochd dhe Henri Lefebvre. Maliqi e ka rrëfyer personalitetin e Gani Bobit, teksa ka folur për veprën e tij "Paradokse kulturore", në emisionin CODEX të KTV-së.
-
Nga: Durim Abdullahu
-
3 tetor 2020 20:47
-
Shpërndaje në: