Megjithëse ishte botuar më 1895 nga shtëpia botuese “Karabet” në Stamboll, vetëm së fundi është gjetur një vepër e Naim Frashërit, e panjohur më parë nga studiuesit.
Është fjala për veprën “Kiraat risalesi”, e përkthyer nga turqishtja osmane në shqip prej studiuesit Abdulla Rexhepi.
I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Rexhepi, ka thënë të ketë rënë në gjurmë të kësaj vepre duke kërkuar online në arkivin e Stambollit.
Megjithëse kjo vepër shkollore ishte botuar që në të gjallë të autorit i cili është nëshkruar në të si Mehmet Naim, ajo kishte mbetur disi e panjohur dhe deri sot nuk ishte evidentuar nga ata që janë marrë me veprën e Naim Frashërit. Abdulla Rexhepi i cili është professor në Departamentin e Orientalistikës së Universitetit të Prishtinës, ka thënë se ka edhe dy vepra të tjera të Naim Frashërit që janë përmendur por që askush nuk di nëse janë botuar apo nëse ekzistojnë ndokund.{gallery}