Energjia pozitive mbizotëroi edhe sot në ChatRoom. Informacione nga showbiznesi, moti sot dhe në ditët në vijim e shumë çka tjetër ndamë me shikuesit në pjesën e pare të ChatRoom-it. Si çdo ditë tjetër të kësaj jave, as sot nuk mungoi loja shpërblyese ‘’Vazhdoje tekstin’’.
Fituesja e sotme fitoi nje grim falas. Pjesa e fundit e emisionit ishte dedikuar për dy mysafir shumë special. Vehbi dhe Fjolla Berisha, babë e bijë, ishin mysafir në këtë edicion të ChatRoom-it. Rikthimi i këngëve të vjetra shqipe, ndikimi i TikTok-ut në karrierën e tyre dhe jo vetëm, ishin disa nga çështjet që diskutuam me ta.
Për më shumë mund ta ndiqni emisionin.