Botërori 2018

Cavani çon Uruguain në çerekfinale, eliminohet Portugalia

Uruguai është çerekfinalisti i dytë pas i Botërorit të Rusisë, pas Francës.

Ishte Edinson Cavani me një paraqitje fantastike që i siguroi fitoren kombëtares së tij, duke eliminuar kampionin e Evropës, Portugalinë, 2-1, transmeton Koha.net.

Golin e parë Cavani e shënoi në minutën e shtatë, pas një krosimi të bukur nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë Portugalia barazoi shifrat përmes Pepes, i cili me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 55.

Por, në skenë doli sërish Cavani, duke shënuar një supergol në minutën e 62, për ta kualifikuar Uruguain në çerekfinale të Botërorit.

Në çerekfinale Uruguai luan ndaj Francës, më 6 korrik nga ora 17:00.


Cavani rikthen epërsinë e Uruguait me supergol

Edinson Cavani ka shënuar një supergol për ta rikthyer epërsinë e Uruguait ndaj Portugalisë.

Pak minuta pasi shifrat i barazoi Pepe, Uruguai arriti që përmes Cavanit të rikthej epërsinë.

Ai shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, me të dytin një supergol në minutën e 62.


Pepe barazon shifrat ndaj Uruguait

Kampioni i Evropës, Portugalia ka barazuar shifrat ndaj Uruguait, 1-1.

Ishte mbrojtësi Pepe ai që u gjend më së miri në zonë pas një ndërprerje në minutën e 55, transmeton Koha.net.

Pepe dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit pas krosimit nga Guerreiro.


Nis pjesa e dytë Uruguai – Portugali

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Uruguait dhe Portugalisë, të cilat po synojnë kualifikimin për në çerekfinale të Botërorit.

Pjesa e parë përfundoi 1 me 0 në të mirë të Uruguait.


Uruguai mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Portugalisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Uruguait dhe Portugalisë.

Dy herë kampioni i botës e mbylli me epërsi pjesën e parë ndaj kampionit aktual të Evropës, 1-0, transmeton Koha.net.

Ishte Cavani që shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Luis Suarez në minutën e shtatë.

Në pjesën e parë ishte Portugalia që dominoi takimin, por Uruguai ishte mjaft e rrezikshme me rastet e krijuara.


Cavani kalon në epërsi Uruguain ndaj Portugalisë

Uruguai e ka nisur për mrekulli sfidën e 1/8 së finales së Botërorit ndaj Portugalisë.

Ishte Cavani ai që shënoi një gol të bukur pas një asistimit nga Luis Suarezi kur po luhej minuta e shtatë, transmeton Koha.net.