Botë

Zyrtari kufitar amerikan akuzohet se urdhëroi gratë t’ia tregonin gjoksin

zyrtar kufitar

Një zyrtar i patrullës kufitare amerikane në New York është akuzuar se kishte urdhëruar gratë t’ia tregonin gjoksin dhe pretendonte se kjo ishte pjesë e detyrës zyrtare.

Shane Millan u arrestua nën akuzat se ai privoi katër gra nga e drejta e tyre kushtetuese të jenë të lira nga kontrollet e paarsyeshme, kanë thënë autoritetet, raportoi AP. 

Sipas prokurorëve, Millan u tha tri grave të ekspozonin gjoksin e zhveshur përmes kamerës derisa ai po procedonte dokumentet e tyre për të hyrë në vend. Një grua e katërt u urdhërua t’ia tregonte gjoksin mbuluar.

Millan u tha grave se ekspozimi i gjokseve ishte pjesë e procesit për t’u pranuar në SHBA, por faktikisht ishte për kënaqësinë e tij, shtuan prokurorët.