Botë

Zyrtari i rremë indian mashtron popullin, merr pjesë nëpër takime kyçe

Policia indiane ka arrestuar një burrë që u paraqit si një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Narendra Modi.

Kiran Patel ishte në një vizitë në luginën e Kashmirit më 2 mars kur u arrestua nga zyrtarët e sigurisë.

Policia e ka akuzuar për mashtrim, imitim dhe falsifikim, raportoi BBC. 

Një ankesë në polici e paraqitur kundër tij thotë se Patel po përpiqej të siguronte "përfitime monetare" dhe "materiale".

Image
Disa nga "vizitat" zyrëtare të postuara në twitter

Fotot e shpërndara nga Patel në faqet e tij në Twitter dhe Instagram e tregojnë atë në "vizita zyrtare" në Kashmir të rrethuar nga roje paraushtarake.

Raportet thonë se Patelit iu kishte dhënë niveli më i lartë i sigurisë, kishte udhëtuar me jelek antiplumb dhe kishte qëndruar në hotele me 5 yje gjatë vizitave.

VIDEO: