Zyrtarët izraelitë kanë sekuestruar në jug të Izraelit të martën një kamerë dhe pajisje transmetimi që i takojnë “The Associated Press”, duke e akuzuar mediumin se po e shkel ligjin e ri të mediave me ofrimin e pamjeve për “Al Jazeeran”, ka njoftuar “The Associated Press”.
Kanali satelitor i Katarit është një nga mijëra konsumatorë të “AP”, dhe pranon video direkte nga “AP” dhe mediumet tjera.
“Associated Press dënon në mënyrën më të fuqishme veprimet e qeverisë izraelite për ta ndaluar transmetimin tonë drejtpërdrejtë që tregon një pamje në Gaza dhe po ashtu sekuestrimin e pajisjeve tona”, ka thënë Lauren Easton, nënkryetare për komunikim në “AP”. “Mbyllja nuk bazohet në përmbajtjen e transmetimit, por në një përdorim abuziv të ligjit të ri për transmetues të huaj që e ka miratuar qeveria izraelite. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që t’i kthejnë pajisjet tona dhe të mundësojnë menjëherë rivendosjen e transmetimit tonë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ofrojmë këtë gazetari të rëndësishme vizuale për mijëra media në mbarë botën”.