Botë

Zvicra do të mbyllë nëntë qendra të azilit

Zvicra

Zvicra

Foto: Associated Press

Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur të martën se do të mbyllin nëntë qendra të përkohshme për azilkërkuesit, sepse numri i njerëzve që kërkojnë azil kohët e fundit ka qenë nën pritshmëritë.

Zvicra ka ndërtuar strehim për refugjatët që nga viti 2022, duke krijuar 36 qendra për azilkërkuesit në të gjithë vendin. 

Sekretariati Shtetëror për Migracionin ka thënë se pak më shumë se gjysma e vendeve aktualisht janë të zëna, raporton AP.

Sipas sekretariatit, ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk ka pasur rritje të azilkërkuesve të rinj në këtë verë dhe vjeshtë. 

Në gusht, kishte 23% më pak aplikime se një vit më parë, teksa pati një rënie prej 40% në shtator. 

“Situata në rrugët e migrimit drejt Evropës Perëndimore nuk jep shenja për një rritje dramatike në muajt e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të sekretariatit. 

Nëntë qendrat e mbyllura mund të strehojnë 1,735 njerëz.