Policia në Zvicër ka kryer disa arrestime të martën nën dyshimin se dikush i dha fund jetës duke përdorur të ashtuquajturin “një mjet vetëvrasës”, me sa duket në rastin e parë të këtij lloji.
Policia në rajonin e Schaffhausen ka thënë se arrestoi "disa persona" me dyshimin për nxitje të vetëvrasjes dhe ndihmë, pasi dikush vdiq të hënën duke përdorur një kabinë të prodhuar nga Sarco.
Ndonëse vdekja e ndihmuar është e mbrojtur ligjërisht në disa rrethana në Zvicër, kabina e Sarcos ka hasur në disa kundërshtime.
Oficerët gjetën pajisjen dhe trupin në vendngjarje.
Kompania që qëndron pas kabinës së diskutueshme thotë se ajo mund të përdoret vetëm nga personi që kërkon t'i japë fund jetës së tij, pa mbikëqyrje mjekësore.
Policia ka thënë se ajo ishte përdorur të hënën në një kasolle pyjore në zonën Merishausen, një pjesë pak e populluar e Zvicrës në kufirin gjerman.
Policia ka bërë të ditur se ishte informuar nga një firmë ligjore për një vetëvrasje që përfshinte pajisjen.
Numri i personave të arrestuar dhe identiteti i tyre nuk u bë i ditur. Emri i të ndjerës gjithashtu nuk u bë i ditur.
Në korrik, një grup i cili promovon pajisjen Sarco, ka thënë se parashikonte që ajo të përdorej për herë të parë këtë vit.