Botë

Zviceranët protestojnë kundër ujqve që po ua mbysin delet

delet

Fermerët në Zvicër kanë hedhur mbetjet e deleve para ndërtesës komunale në të shtunën, në shenjë proteste duke kërkuar të merren më shumë masa kundër numrit në rritje të ujqve.

Dhjetëra fermerë protestuan para objektit qeverisës në kantonin e Vaudit duke vendosur 12 trupa delesh.

Protestuesit kanë kërkuar që Qeveria të marrë më shumë masa ndaj ujqve.

Pasi ishin hequr gati një shekull më parë, ujqit janë rikthyer viteve të fundit në Zvicër. 

Vitin e shkuar, autoritetet lehtësuan rregullat për gjuetinë. Megjithatë, vrasja e ujqve u ndalua edhe pse fermerët kishin thënë se kjo ishte jetike për ta mbrojtur bagëtinë dhe të ardhmen e punës së tyre.

Siç ka shkruar “The Guardian”, popullsia e qenve-ujqër është rritur dukshëm në Evropë së fundmi.