Botë

Zjarret në Izraelin verior nxitin kërkesat për të trajtuar përshkallëzimin me Hezbollahun

Zjarret në Izrael

Zjarret në Izrael

Foto: Associated Press

Raketat e Hezbollahut kanë shkaktuar ditë të tëra me zjarre në veri të Izraelit, me një pjesë të rezervave pyjore të shkatërruara, dhe 11 persona të shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit.

Njollat e tokës së djegur fillojnë të shfaqen gjysmë ore larg kufirit me Libanin, raporton BBC.

Banorët vendas në komunitetet veriore kryesisht të shkreta të Izraelit, janë duke luftuar me zjarret e shpërndara për disa javë. Një anëtar i një ekipi të mbrojtjes civile ka thënë se kishte pasur 15-16 zjarre në zonë që atëherë. Por temperaturat e larta gjatë ditëve të fundit kanë çuar në një rritje të mprehtë.

Zjarrfikësit luftuan të hënën për 20 orë për të shuar zjarret rreth qytetit Kiryat Shmona.

Zjarret – të cilat administratorët e pyjeve thonë se deri më tani kanë djegur 3,500 hektarë tokë, po nxitin kërkesat e reja që qeveria e Izraelit të ndërmarrë hapa për t'i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar me Hezbollahun në frontin e saj verior.

Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet të martën në mbrëmje për të diskutuar përkeqësimin e situatës së sigurisë përgjatë kufirit të tij verior. 

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë, që nga tetori i kaluar, teksa javët e fundit është parë një përshkallëzim i intensitetit të sulmeve.