Botë

Zjarr në parkingun e aeroportit të Lutonit

Gjitha fluturimet në aeroportin e Lutonit në Britani janë pezulluar deri pasdite, pasi një zjarr ka përfshirë parkingun e aeroportit, raporton BBC.

Fluturimet janë pezulluar deri në ora 15:00 me kohë lokale, pasi zjarri përfshiu parkingun e veturave në dalje të Terminalit 2. Po ashtu zjarri shkaktoi edhe shembje.

Deri 1200 vetura mund të kenë qenë në parking dhe të jenë dëmtuar.

Katër zjarrfikës dhe një anëtar i stafit të aeroportit është dërguar në spital.

Në video publikuar online shihet zjarri që ka shpërthyer të martën rreth orës 21:00 me kohë lokale.