Botë

Zjarr në një port në Kroaci, shkatërrohen 22 varka

Zjarr në Kroaci

Zjarr në Kroaci

Një zjarr në një port në Kroacinë veriperëndimore shkatërroi 22 varka herët të mërkurën dhe shkaktoi dëme të mëdha, por jo të lënduar.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin në portin Medulin, një qytet i vogël në gadishullin Istrias, që është i popullarizuar për turistët e pjesës veriore të detit Adriatik, raporton AP.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë varkat në port duke u djegur nga një flakë e furishme. Mediat lokale kanë raportuar se disa pronarë u hodhën në det për të shpëtuar ndërsa zjarrfikësit nxituan të ndajnë varkat ende të paprekura nga zjarri.

"Kjo është një tragjedi”, ka deklaruar kryebashkiaku i Medulin, Ivan Kirac, duke shtuar se zjarrfikësit kishin mbërritur herët për të shuar zjarrin.

Zjarri tashmë është vënë nën kontroll. Autoritetet thanë se vendosën barriera në det për të ndaluar çdo dëmtim mjedisor.

Kroacia është një destinacion kryesor turistik evropian dhe një vend i preferuar për lundrim.