Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar rëndë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu të enjten në një ndërtesë banimi në Gjermaninë perëndimore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur gjatë natës në një kioskë e cila ishte pjesë e ndërtesës në Dusseldorf. Zjarri sipas tyre është përhapur në hyrje dhe deri në katin e dytë të ndërtesës, raporton AP.
Zjarrfikësit kanë përdorur shkallët për të shpëtuar shumë njerëz nga ballkonet e banesave të tyre.
Gjashtëmbëdhjetë njerëz janë dërguar në spitale, kanë bërë të ditur zyrtarë të zjarrfikësve.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, sipas policisë.