Botë

Zjarr masiv në Paris, digjet një fabrikë

Syctom

Mbi 200 zjarrfikës po përballen me një zjarr masiv në Paris, ku një fabrikë riciklimi raportohet se po digjet. Autoritetet njoftuan se fabrika Syctom është më e madhja në vend, derisa thuhet se pjesa më e madhe e saj është djegur.

Nuk është raportuar për viktima deri në këto momente.

Kryebashkiaku Geoffroy Boulard ka njoftuar se zjarri shpërtheu nga bodrumi, duke përfshirë tërë fabrikën.

“I tërë personeli është evakuuar dhe po reagojmë. Ju lutem shmangni zonën”, ka shkruar ai të hënën pasdite në X.