Një zjarr i madh ka shpërthyer në një restorant në Berlin mëngjesin e së enjtes, derisa mbi 100 zjarrfikës janë duke u përpjekur të mos lejojnë shpërndarjen e flakëve, raporton “Bild”.
Sipas zjarrfikësve, ka numër të madh të të lënduarve.
Zjarri u ndez në një restorant dhe flakët u përhapen edhe në ndërtesat afër.
Siç raporton mediumi gjerman, zjarri po përhapet gjithnjë e më shumë.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.