Ekipet e shpëtimit të premten kanë nisur kërkimet për ndonjë shenjë të një aeroplani që është zhdukur me 10 njerëz në bord diku në Alaska.
Aeroplani ishte nisur nga Unalakleet për në Nome të enjten me nëntë pasagjerë e një pilot, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Alaskës. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar koordinatat e fundit të njohura të aeroplanit.
Zhdukja e tij shënon incidentin e tretë të madh të aeroplanëve amerikanë në tetë ditë. Një aeroplan dhe një helikopter ushtarak u përplasën më 29 janar duke lënë të vdekur 67 persona. Një aeroplan mjekësor u përplas në Philadelphia më 31 janar, ku mbetën gjashtë të vdekur.
Aeroplani u nis pasditen e të enjtes dhe zyrtarët humbën kontaktin me të në më pak se një orë nga nisja.