Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se u ka kërkuar zyrtarëve ukrainas të kontaktojnë homologët e tyre amerikanë për të marrë informacion zyrtar mbi pezullimin e ndihmës ushtarake.
“Kam udhëzuar ministrin e Mbrojtjes, shefat tanë të inteligjencës dhe diplomatët që të kontaktojnë homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe të marrin informacion zyrtar”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës të martën, raporton BBC.
"Njerëzit nuk duhet të lihen të hamendësojnë”, ka shtuar ai.
Zelensky ka shtuar se mbajtja e një marrëdhënieje normale partneriteti me Amerikën është thelbësore për përfundimin e vërtetë të luftës.
“Asnjëri prej nesh nuk dëshiron një luftë të pafund", është shprehur Zelensky.