Botë

Zelensky: Uniteti evropian është i jashtëzakonshëm

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se po bashkëpunon ngushtë me vendet e Evropës për të krijuar një bazë solide të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është mesazhi i parë i Zelenskyt pas samitit për Ukrainën në Londër, duke u shprehur se uniteti evropian është në një nivel të jashtëzakonshëm të lartë, “i paparë për një kohë të gjatë”, raportoi BBC.

Ai ka thënë se dëshiron që zëri i Ukrainës të dëgjohet, derisa ka përmendur “vijat e kuqe që ato s'janë emocionale, por duhet të jenë aty”.

Zelensky të dielën mori përkrahje nga shtetet evropiane. Ata e siguruan atë që do të përkrahin Ukrainën ushtarakisht “për aq sa do të ketë nevojë”.

Në anën tjetër, Sekretari i Shtetit amerikan, Marcio Rubio, është shprehur se Zelensky po e pengon procesin e arritjes së paqes me Rusinë.

Zelensky thotë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në

1 muaj më parë / 2 mar 2025 23:10
Zelensky - Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklarim për BBC-në, Zelensky ka thënë se marrëveshja është në tavolinë, e gatshme për t'u nënshkruar.

“Është jashtë politikës për të vazhduar atë që ndodhi në të kaluarën, ne jemi konstruktivë. Marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet në rast se palët janë të gatshme”, ka deklaruar ai të dielën.

Ai s'i kërkoi falje presidentit amerikan, Donald Trump, për grindjen që ndodhi më 28 shkurt në Zyrën Ovale, teksa shtoi se ajo që ngjau s'është asgjë pozitive.

Presidenti ukrainas i ka përsëritur thirrjet që një garanci e fortë për Ukrainën do të ishte një ushtri e fuqishme. Zelensky ka potencuar se është i sigurt se kjo periudhë do të kalojë, duke shtuar se në të ardhmen nësë bisedimet janë konstruktive, do të ketë rezultat pozitiv.