Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk do të jetë pjesëmarrëse e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës, dhe as nuk do të pranojë rezultatin e bisedimeve pa qenë pjesëmarrëse.
Duke folur me gazetarët përmes telefonit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Zelensky ka thënë se qeveria e tij nuk është ftuar në bisedimet e planifikuara të së martës mes SHBA-së dhe Rusisë, raporton The Guardian.
"Ukraina e konsideron çdo negociatë për Ukrainën pa Ukrainën si ato që nuk kanë rezultat dhe ne nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne pa ne”, ka thënë ai.
Presidenti ukrainas ka thënë gjithashtu se "për herë të parë" ai ka vërejtur një interes nga Kina për çdo zgjidhje të pushtimit rus të Ukrainës.
Zelensky gjithashtu ka kundërshtuar idenë e përhapur të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në, duke thënë se Ukraina nuk mund të shihet thjesht si një "furnizues i thjeshtë i lëndëve të para" dhe se çdo marrëveshje do të duhet të përfshijë garanci shtesë të sigurisë.
Ai ka thënë se pret të ketë më shumë qartësi për çdo takim të ardhshëm me Trumpin vetëm pasi i dërguari i SHBA-së, Keith Kellogg të vizitonte Ukrainën.