Nuk ka “asnjë alternativë” veçse të fitojmë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, tha të dielën presidenti Volodymyr Zelensky, teksa iu drejtua kombit një ditë pas shënimit të përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Rusisë.
“Nëse jemi të pajisur me armë, nuk do ta humbim këtë luftë. Ne do ta fitojmë këtë luftë”, tha ai.
Ai falënderoi ukrainasit për qëndrueshmërinë e tyre gjatë gjithë konfliktit të deritanishëm dhe sugjeroi se një samit i paqes në Zvicër mund të zhvillohet në pranverë.
“Kjo nuk do të thotë se Rusia do ta pranojë këtë dokument”, tha ai për një propozim të mundshëm të planit të paqes.
Zelensky: Po bëhemi gati për një kundërofensivë të re
Zelensky ka thënë se Ukraina ka një plan të qartë për të kundërofensivë të re ndaj forcave ruse. Ai ka thënë se rotacioni i trupave është shumë i rëndësishëm për përpjekjet e luftës, duke shtuar se mijëra trupa po përgatiten. Ai ka bërë thirrje për unitet.
“Tash është momenti më i vështirë për bashkimin tonë dhe nëse të gjithë ndahemi nga jashtë dhe nga brenda, atëherë ky do të jetë momenti më i dobët. Nuk ka ndodhur ende”, ka thënë lideri ukrainas në një konferencë për media në Kiev.
Ai ka paralajmëruar se Rusia po bëhet gati për një tjetër ofensivë gjatë majit.
“Ne do të bëhemi gati për sulmin e tyre. Sulmi i tyre që nisi më 8 tetor s'ka dhënë asnjë rezultat”.