Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia është duke tentuar të krijojë pseudo-republika në territorin e Ukrainës.
Rusia para pak javëve njohu si të pavarura rajonet separatiste të Ukrainës, Donetzkun e Luhanskun.
Zelensky po thotë se ngjashëm Rusia po tenton të krijojë një pseudo-republikë edhe në Kherson.
“Okupuesit po tentojnë që në territor të rajonit Kherson ta përsërisin përvojën e hidhur të formimit të pseudo-republikave. Po i shantazhojnë liderët lokalë, po i bëjnë presion deputetëve, po shikojnë dikë për ta mitosur. Po synojnë të organizojnë të ashtuquajturën ‘KRP’ (Republikën e Njerëzve të Khersonit). Unë i jam falënderues njerëzve që po dalin çdo ditë dhe protestojnë e që duan një Ukrainë të bashkuar. Dua të them – nëse dikush nga ta papritmas joshet nga propozimet nga pushtuesi – atëherë ke nënshkruar dënimin tënd. Dënimi është të ndjekësh më tepër se 12 mijë pushtues që dështuan që të kuptonin me kohë pse Ukraina nuk duhet cenuar. U zhvillua një mbledhje urgjente e Këshillit Rajonal të Khersonit. 44 deputetë vendosën që rajoni i Khersonit është ukrainas dhe nuk ka vend asnjë pseudo-republikë. Ukraina do ta përballojë këtë provë. Na duhet kohë dhe forcë për ta thyer makinerinë ushtarake që ka ardhur në tokën tonë”, tha Zelensky, raporton agjencia AP.