Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, u është drejtuar aleatëve perëndimorë, duke u thënë se Rusia ka plane për të pushtuar shtetet baltike brenda 5 vjetësh.
Zelensky udhëtoi për në Granada të Spanjës për të kërkuar mbështetjen e rreth 50 aleatëve perëndimorë, të cilët janë pjesë e këtij samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili u formua në vazhdën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Në samit po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.