Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia i ka lëshuar 900 bomba deri më tash në mars, ku 130 prej tyre raketa të llojeve të ndryshme.
Para mbajtjes së një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian, Zelensky u shpreh të martën se Rusia i ka shtuar sulmet ndaj Ukrainës, duke shtuar se trupat tokësore “kanë përparuar në vijën e frontit dhe Kievi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe të armëve”.
Ai ka theksuar se mbi 320 dronë ushtarak të tipit Shaed janë hedhur mbi Ukrainë, raportoi TheGuardian.
“Identifikuam mënyrë të mundshme për të rritur furnizimin me municion artilerie në Ukrainë. Diskutuam edhe për rëndësinë e zgjerimit të përfitimeve tregtare për Ukrainën edhe për një vit. Theksova se ruajtja e regjimit të liberalizimit të tregut me BE-në është kritike për mbështetjen e ekonomisë së Ukrainës gjatë luftës”, ka deklaruar Zelensky pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel .