Botë

Zelensky: Rusia është po aq e çmendur sa ishte në shkurt të 2022-s

Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia vazhdon të jetë e çmendur, ashtu siç ishte në fillim të pushtimit, në shkurt të vitit 2022.

Në videofjalimin e tij të natës të mërkurën, Zelensky ka thënë se ka pasur shumë pyetje në lidhje me kërcënimet për një sulm të madh nga Rusia të mërkurën, raporton BBC.

Këto kërcënime çuan në mbylljen e përkohshme të ambasadës së SHBA-së në Kiev, pasi ajo tha se kishte njohuri për një "sulm të mundshëm ajror" nga Moska.

Udhëheqësi ukrainas u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë t'u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore.

“Sot, në ditën e 1001-të të një lufte në shkallë të gjerë, Rusia është po aq e çmendur sa ishte në ditën e 1000-të dhe më 24 shkurt”, ka deklaruar Zelensky.

Forcat ajrore ukrainase kanë deklaruar të enjten se Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike ndërkontinentale.

Presidenti Zelenskyy pretendoi të enjten se sulmi ndaj Dnipros "përputhet me shpejtësinë dhe lartësinë" e një rakete balistike ndërkontinentale, që do të ishte hera e parë që Moska përdor një armë të tillë në luftë.

Sulmi vjen pak ditë pasi Ukraina sulmoi Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja (ATACMS) dhe Britania e Madhe (Storm Shadow). 

LEXO EDHE:

Zelensky: Raketa ruse kishte karakteristika të raketës ndërkontinentale

4 muaj më parë / 21 nën 2024 13:57
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është goditur nga “një raketë e re ruse” dhe ka sugjeruar se kishte “karakteristikat” e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), raporton “BBC”. 

Zelensky ka shkruar në “Telegram” se “të gjitha karakteristikat – shpejtësia dhe lartësia – japin indikacione se ishte balistike ndërkontinentale”.

“Është e qartë se Putini po e përdor Ukrainën si fushë stërvitore. Sot, fqinji ynë i çmendur sërish ka treguar se çfarë është në të vërtetë dhe se si përçmon dinjitetin, lirinë dhe jetën e njerëzve në përgjithësi. Dhe se sa i frikësuar është. Është aq i frikësuar sa që po përdor raketa të reja”, ka shkruar Zelensky. 

E një zyrtar amerikan, në kushte anonimiteti, ka thënë se raketa që është lansuar në Ukrainë në orët e hershme të së enjtes nga Rusia, ishte balistike dhe nuk ishte balistike ndërkontinentale, raporton “CBS News”. 

Ende po pritet një reagim zyrtar nga SHBA-ja.