Presidenti Volodymyr Zelensky ka premtuar prodhim më të madh të armëve nga Ukraina për vitin 2024.
Në mesazhin e tij të vitit të ri, Zelensky përsëriti zotimin e tij se do të ndërtohen të paktën një milion drone.
Pati më shumë luftime gjatë natës së Vitit të Ri me pesë persona të vrarë në sulmet në Odesa në jug të Ukrainës dhe në rajonin e Donjeckut të kontrolluar nga Rusia.
Më herët Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij të Vitit të Ri, duke lavdëruar ushtrinë e tij, por pa përmendur qartë luftën.
Presidenti rus i përshëndeti ushtarët e tij si “heronj... në ballë të luftës për të vërtetën” dhe gjithashtu iu referua çështjeve ekonomike, një temë kyçe për shumë rusë, dhe e shpalli vitin 2024 “vitin e familjes”.
Duke folur të dielën, derisa lufta kundër Rusisë po i afrohet vitit të tretë, Zelensky tha: “Vitin e ardhshëm, armiku do të ndiejë zemërimin e prodhimit vendas”.
Ai tha se Ukraina do të prodhojë “një milion” dronë shtesë në fillim të këtij muaji - dhe se avionët luftarakë F-16 do të dorëzohen nga partnerët perëndimorë të Ukrainës.
“Pilotët tanë tashmë po zotërojnë avionët F-16 dhe ne patjetër do t'i shohim në qiellin tonë”, tha ai. “Kështu që armiqtë tanë mund të shohin me siguri se cili është zemërimi ynë i vërtetë”.