Botë

Zelensky përkrah armëpushimin e kufizuar mbi infrastrukturën energjetike

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur nga Finlanda të martën në lidhje me bisedën telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, raporton BBC.

Lideri ukrainas ka thënë se e përkrah propozimin 30-ditor për armëpushimin mbi infrastrukturën energjetike, por që sipas tij duhen më shumë “detaje”.

“Ne gjithmonë e kemi përkrahur idenë për të mos sulmuar infrastrukturën energjetike me asnjë lloj arme”, ka thënë Zelensky para mediave në Helsinki.

Megjithatë, Zelensky ka shtuar se kushtet e Putinit rreth paqes, tregojnë se Rusia s’është gati t’i japë fund luftës plotësisht.

Lexo përditësimet tjera
Trump Putin

Armëpushimi në Ukrainë temë kryesore e telefonatës Trump - Putin

Kremlini ka dalë me deklarata pas përfundimit të telefonatës ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit...