Botë

Zelensky nis vizitën në shtetet baltike, në kërkim të më tepër ndihmave ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur të mërkurën vizitën në shtetet baltike, duke arritur në Lituani, ndërsa po kërkon të forcojë mbrojtjen ajrore pas intensifikimit të sulmeve nga Rusia, raporton agjencia “AP”.

Përqendrimi në këtë vizitë dyditore në Lituani, Letoni dhe Estoni, Zelensky ka thënë se është shqetësimi për sigurinë.

Në kanalin e tij në “Telegram” ai ka thënë se shpreson që Ukraina t’i bashkohet Bashkimit Evropian e NATO-s, dhe të ndërtojë partneritet në prodhim të dronëve dhe të kapaciteteve luftarake elektronike.

Zelensky ka falënderuar Lituaninë për mbështetjen, përfshirë atë ushtarake. Ai pritet të udhëtojë në Estoni e Letoni të enjten.

“Ne e dimë se sa e lodhshme është kjo luftë që po zgjatë, dhe jemi të interesuar në fitoren e plotë të Ukrainës dhe që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

Shtetet baltike shqetësohen se mund të jenë shënjestra e radhës e Moskës.