Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka insistuar se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën nuk po lëkundet.
Ai ka arritur të enjten në Granada të Spanjës për të marrë pjesë në samitin me liderë evropianë, ndërsa po i rrit përpjekjet për të siguruar ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën.
Ka mbi një vit e gjysmë që ka nisur lufta në Ukrainë nga agresioni rus. Krahas ndihmave të vazhdueshme, Kievi ka bërë thirrje që shtetet perëndimore të dërgojnë armatime për ta luftuar Rusinë.
“Synimi i përbashkët është që të garantojmë siguri dhe stabilitet për shtëpinë tonë evropiane”, ka shkruar ai në X.
E para se të nisë samiti, Zelensky para gazetarëve ka thënë: “Bideni ka dhënë 100% mbështetje”.