Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve ta mbështesin luftën e shtetit të tij kundër Rusisë.
Në fjalimin e tij nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky ka thënë se Vladimir Putini ka vjedhur 13 vjet paqe dhe se përgjigja për të është disfata ushtarake.
“Nëse dikush mendon se kjo ka të bëjë vetëm me ukrainasit, ata gabojnë thellësisht”, ka theksuar ai.
“Një person ka vjedhur 13 vjet paqe, duke e zëvendësuar me dhimbje, dhimbje, dhimbje dhe kriza që ndikojnë tërë botën”.
Zelensky ka shtuar se dyshon se “ngrirja e luftës në Ukrainë” do t’i jepte fund konfliktit, raportoi Guardian.
“Putini duhet t’i bie pishman për luftën. Kemi nevojë që ai të humbë. Bashkimi global është më i fuqishëm sesa urrejtja e një njeriu”.
Ai vuri në theks një kërkesë në Davos, që të investohet për rindërtimin e Ukrainës.
“Forconi ekonominë tonë dhe ne do ta forcojmë sigurinë tuaj”, ka thënë ai.