Botë

Zelensky mbërrin në Finlandë për bisedime rreth ndihmës ushtarake

Volodymyr Zelensky me Alexander Stubb

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Finlandë të martën për të biseduar me zyrtarët e lartë finlandezë rreth ndihmës ushtarake, raporton BBC.

Në një postim në rrjetin social Telegram, presidenti ukrainas ka thënë se do të takohet me homologun e tij finlandez, Alexander Stubb, kryeministrin finlandez, Petteri Orpo dhe përfaqësuesit e industrisë së mbrojtjes.

Presidenca finlandeze ka konfirmuar se bisedimet do të mbahen në pallatin presidencial të mërkurën.

Takimi do të përqendrohet në “ndihmën ushtarake, investimet në prodhimin e armëve në Ukrainë dhe integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Zelensky.

Javën e kaluar, të dy vendet kishin nënshkruar një memorandum të ri për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, që përfshinte ndarjen e informatave inteligjente, prodhimin e municionit dhe projektet e përbashkëta të mbrojtjes. 

Finlanda gjithashtu pati njoftuar për një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 200 milionë eurove drejt Ukrainës, e cila do të rriste vlerën totale të ndihmës së vendit në 3.3 miliardë euro.